Fluturuan nga Vjena për në Londër, arrestohen dy persona për terrorizëm në aeroport

Fluturuan nga Vjena për në Londër, arrestohen dy persona për terrorizëm në aeroport

Dy persona të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar në aeroportin e London Stansted, pasi zbritën të dielën në darkë nga një avion i Ryanair, i cili fluturoi nga Vjena.

Ata janë një 34-vjeçar nga Kuvajti dhe një 48-vjeçar italian.

Avionët ushtarakë u detyruan të shoqërojnë avionin me pasagjer nga Austria për në Britaninë e Madhe, pas “kërcënimit të sigurisë”.

Sipas hetimeve fillestare disa objekte të dyshimta u gjetën në tualetet e avionit.

Një zëdhënës i Ryanair, deklaroi: Në përputhje me protokollin, kapiteni njoftoi autoritetet në Britaninë e Madhe dhe vazhdoi udhëtimin drejt aeroportit London Stansted, ku avioni u ul pa probleme.

Pasagjerët që u bllokuan në aeroportin London Stansted për të fluturuar drejt Vjenës u transferuan në një aeroplan rezervë me qëllimin për të shmangur vonesën në fluturimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy