Festa e vjeljes së rrushit/ Meta: Shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës të rriten edhe më tej

Festa e vjeljes së rrushit/ Meta: Shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës të rriten edhe më tej

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në edicionin e 18-të të “Festës së Vjeljes së Rrushit - Hardh Fest 2019”, e cila mbahet çdo vit në Rahovec, e vlerësoi këtë kulturë bujqësore me synim promovimin e turizmit dhe të vlerave të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Në këtë ceremoni, ku merrnin pjesë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor e qendror, Presidenti Meta në fjalën e tij theksoi se “nuk mund të mos isha sot këtu në këtë festë për tri arsye: E para sepse kur kam ardhur me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kemi vizituar fabrikën ‘Stone Castle’ kam ngelur vërtet me shumë përshtypje nga ky potencial i jashtëzakonshëm që ka Kosova, por jo vetëm ajo, por i gjithë rajoni ynë”.

“Së dyti, sepse unë jam nga krahina e Skraparit, që nuk shquhet për verë si Rahoveci, por që mban vendin e parë për raki të fortë në Shqipëri. Kjo festë nuk është vetëm gëzim, por mbi të gjitha është begati, pasi vreshtaria është një nga burimet kryesore të jetesës, së punës e të begatisë për të gjithë bashkësinë tuaj”, tha Meta.

Së treti, vijoi ai, sepse ne të gjithë duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje mbështetjes së prodhimit vendas dhe në mënyrë të veçantë prodhuesve të verës, të cilët meritojnë një mirënjohje të jashtëzakonshme sepse me shumë profesionalizëm kanë arritur të hyjnë në tregun ndërkombëtar të verës, ku konkurrenca është shumë e fortë.

“Populli i Rahovecit meriton një mirënjohje tepër të veçantë për shkak se vera e Rahovecit është bërë mjaft e famshme në tregjet ndërkombëtare. Jam shumë i gëzuar që edhe në Shqipëri po zë hapësira gjithnjë e më të merituara dhe sigurisht që kjo është kënaqësia, që do doja ta ndaja së bashku me të gjithë ju sot”, tha Meta.

Presidenti Meta shpreson që edhe shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit.

“Ne duhet të mësojmë shumë nga njëri-tjetri! Sidomos Shqipëria shumë më tepër nga Kosova dhe anasjelltas, sepse na takon të vëmë në lëvizje të gjitha ato potenciale që kanë vendet tona, e sidomos ato që ka Shqipëria në fushën e bujqësisë, por edhe në atë të turizmit”, përfundoi Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy