Helikopteri i NATO-s rrëzohet në ujërat greke, një i vdekur, 5 të zhdukur

Helikopteri i NATO-s rrëzohet në ujërat greke, një i vdekur, 5 të zhdukur

Një helikopter i Forcave të Armatosura të Kanadasë, pjesë e NATO-s është rrëzuar në brigjet e Kefalonisë në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (29 prill) dhe si pasojë një pasagjer ka humbur jetën ndërsa pesë te tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar autoritetet italiane dhe ato greke.

Helikopteri Kanadez u rrëzua pak para orës 21:00. Helikopteri humbi kontaktet rreth 85 km larg Kefalonisë.

Sipas raportit, helikopteri po transportonte gjashtë persona, zakonisht ky lloj helikopteri mban deri në katër pasagjerë.

Mbetjet e helikopterit dhe një person i vdekur u gjetën nga anijet italiane të NATO-s.

Forcat e Armatosura Kanadeze konfirmuan të mërkurën se ata kishin humbur kontaktin me një helikopter, i cili po kryente një patrull në ujërat ndërkombëtare midis Greqisë dhe Italisë, si pjesë e një stërvitjeje të NATO-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy