Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar emrat e 540 studentëve që u janë njohur studimet, qe i kanë kryer jashtë vendit.
Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton edhe mënyrën se si bëhet vlerësimi i dosjes së aplikantit, e cila më pas kalon para një komsioni qe përcakton nëse njihet ose jo diploma.
Vlerësimi i nivelit, profilit dhe drejtimit që përfshin një diplomë apo çertifikatë e caktuar, kryhet nga Komisioni i Njohjes për rastet, kur është pjesë e kuadrit të një marrëveshjeje ndërshtetërore, kur një diplomë është lëshuar nga një institucion i akredituar, kur për të njëjtin program studimi apo titull diplome lëshuar në të njëjtin shtet, një Komision i mëparshëm i MAS-it ka marrë një vendim njohje.



