Rama: Nga 1 tetori, 767 mijë pensionistë do të përfitojnë rritjen 8.6%

Rama: Nga 1 tetori, 767 mijë pensionistë do të përfitojnë rritjen 8.6%

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm rritjen e pensioneve, një vendim i marrë nga qeveria një ditë më parë.

 Nga data 1 Tetor, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6 % të pensionit të tyre.

 MIRËMËNGJES dhe duke ju njoftuar se prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre, ju uroj një ditë të mbarë. 

 Vendimi hyn në fuqi nga data 1 tetor dhe për vetëm për periudhën tetor- dhjetor 2023 efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 3.1 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë.

 Vendimi parashikon indeksimin në masën 8.6% të të gjitha kategorive të pensioneve, (pensionet e pleqërisë, pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet, në fshat, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, etj).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy