19 nëntori, Dita Ndërkombëtare e Abuzimit ndaj Fëmijëve

19 nëntori, Dita Ndërkombëtare e Abuzimit ndaj Fëmijëve

19 nëntori është Dita Ndërkombëtare e Parandalimit dhe Abuzimit ndaj Fëmijëve. Kjo ditë shënohet në 88 vende të botës, si shkak i abuzimit me fëmijët.

Shënimi i kësaj dite nisi në vitin 2000 nga organizata ndërkombëtare joqeveritare Fondacioni i Samitit Botëror të Grave (ËËSF).

Dita Ndërkombëtare e Abuzimit ndaj Fëmijëve synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të krijojë një kulturë parandalimi kundër abuzimit të fëmijëve.

Dhuna dhe abuzimi ndaj fëmijëve dhe të rinjve është një fenomen mbarëbotëror që mund të ndodhë në shumë forma si abuzimi seksual, trafikimi i fëmijëve, martesat e fëmijëve, turizmi seksual dhe puna e detyruar. Por me bashkëpunimin dhe solidaritetin e shumë aktorëve si Komisioni Evropian, të cilët e bëjnë këtë një prioritet kryesor, bota mund të punojmë së bashku për të çrrënjosur plotësisht abuzimin e fëmijëve.

Keqtrajtimi i fëmijës është një veprim i të rriturit, apo dështimi në ndërmarrjen e veprimeve të cilat rezultojnë në abuzim fizik, seksual, emocional, neglizhim apo neglizhim mjekësor të fëmijës, apo që paraqesin rrezik për dëmtim serioz të tij.

Abuzimi online është një nga format më të përhapura tek fëmijët , ku 1/ 3 ta e tyre abuzohen nën moshën 18 vjeç midis bashkëmoshatarëve duke u përfshirë si viktima dhe si abuzues në të njëjtën kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy