Kina, vaksina anti-Covid në nëntor do jetë gati për qytetarët

Kina, vaksina anti-Covid në nëntor do jetë gati për qytetarët

Vaksinat kundër virusit Covid-19 që po zhvillohen në Kinë mund të jenë gati për përdorim nga qytetarët në muajin nëntor.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).  

Kina ka katër vaksina Covid-19, të cilat janë në fazën përfundimtare të provave klinike. Të paktën tre prej tyre u janë ofruar punëtorëve në disa sektorë specifikë në bazë të një programi emergjent të nisur në muajin korrik.

Provat klinike në fazën e III-të po vazhdojnë normalisht dhe vaksinat mund të jenë gati për qytetarët në muajin nëntor ose dhjetor”, tha të hënën eksperti kryesor i biosigurisë në CDC, Guizhen Ëu në një intervistë për TV shtetëror.

Ëu, e cila deklaroi se nuk ka përjetuar ndonjë efekt anësor në muajit e fundit pasi testoi personalisht një vaksinë eksperimentale në muajin prill, nuk specifikoi se cilës nga vaksinat i referohej.

Një njësi e gjigantit farmaceutik shtetëror, China National Pharmaceutical Group (Sinopharm) dhe Sinovac Biotech të listuara në SHBA, po zhvillojnë tre vaksina nën programin e urgjencës së shtetit. Një vaksinë e katërt Covid-19 që po zhvillohet nga CanSino Biologics u miratua për përdorim nga ushtria kineze në muajin qershor.

Sinopharm deklaroi se në muajin korrik vaksina e saj mund të jetë gati për përdorim publik deri në fund të këtij viti dhe pas përfundimit të provave të fazës së III-të.

Prodhuesit global të vaksinave po garojnë për të zhvilluar një vaksinë efektive kundër virusit, i cili ka vrarë më shumë se 925.000 persona.

Prodhuesit europianë të vaksinave u zotuan në fillim të këtij muaji të mbanin standardet e studimit shkencor dhe të refuzonin çdo presion politik për të nxitur procesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy