Të vaksinuar me Pfizer, dy raste të dyshuara me Delta në Pogradec

Të vaksinuar me Pfizer, dy raste të dyshuara me Delta në Pogradec

Dy raste të tjera të dyshuara me variantin Delta të koronavirusit janë regjistruar ditën e sotme në Pogradec.

Bëhet fjalë për një familje në një fshat të Pogradecit. Ata janë kthyer pas në doganën e Kapshticës pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke.

Burimet theksojnë se rastet e dyshuara me variantin Delta kanë qenë të vaksinuar me 2 doza të Pfizer.

Është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se prezenca e varianti Delta në vendin tonë u konfirmua gjatë të dielës, pas analizave nga spitali i Berlinit. Kampionet kanë qenë nga disa rajone, çka do të thotë se virusi kalon lirshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy