
Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se në vendin tonë qarkullon gripi i tipit A, i njohur ndryshe si gripi i stinës apo H1N1. Sipas burimeve, mësohet se në Shqipëri janë identifikuar dy rastet e para, të cilat qëndrojnë prej një muaji të izoluar.
Vaksinimi i qytetarëve kundër gripit ka nisur më 25 tetor. Vaksina e gripit mund të bëhet në të njëjtën kohë me atë anti-Covid. Sipas mjekëve ky kombinim jep më shumë mbrojtje. Prioritet kanë personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, si edhe gratë shtatzënë.



