Me organizim të Këshillit të Europës nis në Tiranë fushata kundër gjuhës së urrejtjes, “Blloko urrejtjen. Fal dashuri!”

Me organizim të Këshillit të Europës nis në Tiranë fushata kundër gjuhës së urrejtjes, “Blloko urrejtjen. Fal dashuri!”

Me organizim të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës Opinionistë, aktivistë dhe përfaqësues të lartë të autoriteteve publike, së bashku me 'Ambasadorët kundër Gjuhës së Urrejtjes' iu bashkuan lëvizjes duke ngritur zërin kundër gjuhës së urrejtjes dhe promovuar një shoqëri të barabartë, =PaUrrejtje dhe -PaDiskriminim.

Pjesëmarrësit e fushatës kundër gjuhës së urrejtjes “Blloko urrejtjen. Fal dashuri!”, theksuan se një rritje shqetësuese e gjuhës së urrejtjes, qoftë ajo ‘ballë për ballë’, online apo në mediat tradicionale përbën një kërcënim serioz për kohezionin e shoqërisë sonë demokratike, veçanërisht për grupet dhe komunitetet vulnerabël.

Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow hapi aktivitetin duke theksuar rëndësinë e luftimit të gjuhës së urrejtjes dhe lëvizjes drejt një shoqërie tolerante dhe të larmishme. Ajo e mbylli fjalën e saj me një mesazh të fortë: “Ne ju bëjmë thirrje të gjithëve, pavarësisht nëse jeni këtu në dhomë apo jeni të lidhur on-line: Flisni kundër krimit të urrejtjes, kontribuoni pjesën tuaj për të ‘Bllokuar Urrejtjen’. ‘Falni dashuri’ në mënyrë që motoja “NE jemi NJË” të jetë kuptimplotë dhe relevante.

Kreu i Seksionit Politik në Delegacionin Evropian në Shqipëri, Alexis Hupin theksoi rëndësinë e zbatimit në procesin e luftimit të gjuhës së urrejtjes. “Unë do të doja t’ju ftoja që të vazhdonim këtë luftë së bashku, të dënojmë rastet e gjuhës së urrejtjes, të raportojmë rastet e krimeve të urrejtjes dhe të mbështetemi tek njëri-tjetri për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, pa diskriminim, pa urrejtje dhe mundësi të barabarta për të gjithë.”

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti foli në aktivitet duke u ndalur tek gjuha e ashpër e përdorur na arenën politike, përfshirë edhe në Parliament e cila nxit krijimin e një fryme konfliktuale. Ajo theksoi se partitë politike por edhe media, duhet te shqyrtojnë realisht dhe jo vetëm ta kenë në letër atë që është kodi i sjelljes.

Në fjalën e saj, Vjollca Braho, Zëvendës-Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal tek promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri, që është reflektuar në një sërë dokumentash strategjike kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të cilat synojnë të arrijnë dhe të realizojnë sa më shumë drejtësi dhe barazi e të fuqizojnë të gjithë individët dhe shoqërinë për të gëzuar të drejta të barabarta.

Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës u ndal tek Tirana – Kryeqyteti Evropean i Rinisë, ku të rinjtë nga Shqipëria, rajoni të mund ta përdorin këtë vit për të krijuar një rrjet miqësie mes të rinjve të tjerë evropianë e për të treguar më shumë rreth të drejtave të njeriut e mundësive të barabarta.

Fabrizio Bucci, ambasador i Italisë në Shqipëri, në emër të Presidencës Italiane të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në fjalën e tij ndau disa nga nismat kryesore të ndërmarra në kuadër të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe përpjekjeve për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin.

Në fjalën e tij, Bucci theksoi rëndësinë që Shqipëria, Italia, Këshilli i Evropës dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare të punojnë së bashku në politikat antidiskriminuese, bazuara në tolerancë dhe respekt.

 Fushata “Blloko urrejtjen. Fal dashuri!” është një lëvizje ndërgjegjësuese e prezantuar në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar për të informuar dhe angazhuar komunitetet lokale në luftën kundër formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes, duke synuar grupet dhe individët vulnerabël si personat LGBTI, emigrantët, njerëzit me nevoja të veçanta dhe pakicat etnike. Fushata do të vazhdojë në muajt e ardhshëm me një sërë ngjarjesh publike të promovuara përmes kanaleve ‘online’ (faqet e internetit dhe mediat sociale), por edhe në mediat kryesore.

Fushata zbatohet në kuadër të projektit “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri”, pjesë e Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimorë dhe Turqinë 2019-2022”, një nismë bashkëpunimi që mbështet reformat në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, në përputhje me standardet evropiane dhe në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy