Oboti këtë mëngjes është zgjuar me prezencë uji në rrugën hyrëse të fshatit, rreth 40 centimetër.
Siç ishte paralajmëruar mbrëmjen e kaluar nga bashkia si pasoje e shkarkimeve nga HEC-et ka pasur prezence uji në zonën e Nënshkodrës.
Gazetarja Bendis Druni raportoi për "MCN Live" se automjetet e vogla e kanë të pamundur të përshkrojnë rrugët e Obotit, ndërkohë që në zonë kanë mbërritur mjetet e ushtrisë.
Si pasojë e prurjeve të shtuara prej reshjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin, Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.



