Herbalisti dhe njohësi i bimëve mjekësore Irfan Gjeci ndan këshilla për forcimin e imunitetit në mënyrë natyrale në kohë virozësh.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai tha se virusi lodh trupin e njeriut pasi prek rrugët e frymëmarrjes, dhe shprehet se të gjithë fëmijët nën 5 vjeç dhe mbi 65 vjeç janë më të rriskuar.

Kemi pasur shumë raste kur foshnjat disa muajshe kanë pasur temperatura të larta dhe nuk iu është bërë dot ulja e temperaturave dhe kanë pasur dhe kollë dhe në këto raste është përdorur lule e shtogut dhe lëngun nga fruti i shtogut, i cili bën uljen e temperaturës dhe që të ketë një imunitet më të lartë.
Krijon një membranë mbrojtëse dhe nuk lejon goditjen e trurit nga temperaturat e larta, mund të konsumohet tre herë në ditë e tretur në ujë, tre lugë çaj.
Për fëmijët nën tre vjeç mjalti nuk rekomandohet. Gjithmonë viruset kanë të papriturat e tyre, por çaji është i sigurtë dhe mund të përdoret që tek fëmijët dy javësh.
Çajrat e përditshme duhet të jenë normal, por për të gjitha moshat nëse kanë rëndim të organizmit dhe mushkërive, kur ka dhe simptoma të tjera si diarre, duhet qumështi i gomaricës, i cili është mrekullia në planet, por edhe qumështi i bletës.
Propoli i bletës nuk duhet ndaluar asnjëherë, për fëmijët 2-4 vjeç, 2-3 pika në një çaj, për 5 vjeç nga 5 pika deri në 20 pika, ndërsa të rriturit 160 pika në ditë.
Propoli i bletës me rigon është një fuqi shumë e madhe për organizmin por ka një kufizim tek fëmijët, për shkak se rigoni është shumë i fortë.
Por ky kombinim është shumë i mirë se vret viruset apo ndalon diarretë.
Ndërsa duke folur për specin djegës ai deklaroi se kush pëson infarkt apo hemorragji cerebrale, duke ia vendosur specin nën gjuhë, e rikthen dhe nuk regjistrohet si ngjarje.
Vendosja poshtë gjuhës nxit qarkullimin e gjakut dhe të shpëton nga infarkti, apo dikujt që i ka rënë të fikët dhe i është ngurtësuar trupi, e shpëton.
Mund të kemi specin djegës të bluar ose ta copëtojmë direkt dhe t’ia vendosur nën gjuhë. Mirë është që një person ta mbajë me vete.



