17 nëntori, Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme

17 nëntori, Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme

Sot e gjithë bota shënon Ditën e Fëmijëve Prematurë, ditën e engjëjve të lindur para kohe!

Dita e parë ndërkombëtare e ndërgjegjësimit për lindjen e parakohshme më 17 nëntor u krijua nga organizatat prindërore evropiane në vitin 2008. Ajo festohet si Dita Botërore e lindjeve të Parakohshme që nga viti 2011.

Në botë, 1 në 10 fëmijë lind para kohe. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit në shkallë globale lindin para kohe rreth 15 milionë foshnja.

Me rritjen e numrit të fëmijëve prematurë, përmirësohet edhe mundësia e tyre për të mbijetuar. Një fëmijë quhet prematurë nëse lind para javës së 37-të të shtatzënisë dhe me një peshë më të vogël se 2500 gr.

Ndër shkaqet më të shpeshta të lindjes prematurë janë: stili i jetesës së nënës, një patologji e mundshme e shtatzënisë (hipertensioni, patologjitë ushqimore, infeksionet), raca e nënës, pesha trupore, niveli socio-ekonomik, ushqyerja, duhanpirja, shtatzënia binjake, keqformimet uterine, patologjitë e placentës, vuajtja fetale, vonesa në rritjen e fetusit, anomalitë fetale etj.

Shënimi i kësaj dite është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së foshnjave të lindura para kohe dhe familjeve të tyre, duke u ofruar atyre shpresë dhe mbështetje në rrugëtimin drejt zhvillimit, rritjes dhe mirëqenies së shëndetshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy