Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte mbrëmjen e sotme në Urën e Mifolit në Vlorë, duke ndjekur nga afër prurjet e lumit Vjosë, si edhe duke biseduar me banorët që rrezikohen nga dalja e lumit nga shtrati.
Pas një përmbledhjeje të situatës në të gjithë vendin, ministri Vengu u shpreh edhe për rrezikun që paraqet lumi Vjosë, duke theksuar se “rreziku ende nuk ka kaluar”.



