
Shqiptarët vuajnë më shumë nga diabeti sesa qytetarët në vendet e tjera të Europës dhe Ballkanit.
Sipas një studimi publikuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në Monitor, rezulton se 9% e të rriturve në Shqipëri janë me diabet. Nivele më të larta të diabetit kishte Turqia, Gjermania, Portugalia dhe Maqedonia e Veriut.
OECD raporton se numri i meshkujve me diabet të diagnostikuar është rritur me shpejtësi që nga viti 2000 në të gjithë Europën. Nga 7.3 milionë të prekur në vitin 2000 ato arritën në 16.7 milionë në 2019.
Diabeti është sëmundje kronike që ndodh kur trupi nuk është në gjendje të rregullojë nivelet e tepërta të glukozës. Ai rrit rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe njerëzit me diabet gjithashtu kanë një rrezik më të madh të sëmuren rëndë nëse infektohen nga virusi COVID-19.




