Të flasësh për seksualitetin për një pjesë të madhe të shoqërisë sonë vazhdon ende të konsiderohet tabu.
Të rinjtë, por jo vetëm, e kanë të vështirë të ndajnë aspekte intime të jetës tyre me të tjerët.
Por një metodë e re të cilën mund ta kemi parë më së shumti në filma, duket se ka marrë jetë dhe në vendin tonë.
Po flasim për terapitë në grup dhe ato në çift, ku tematika bazë është seksualiteti dhe përmirësimi i jetës seksuale.
Psiko-seksologe Besarta Taçi në një intervistë për TVT na tregon më në detaje se si funksionojnë këto terapi.



