
Pas një periudhe dy vjeçare me kushtëzime për shkak të pandemisë së Covid-19, tashmë situata ka ndryshuar.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se Turqia ka hequr të gjitha masat lidhur me Covid-19, për udhëtimet drejt këtij vendi.
Duke filluar nga data 1 qershor 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen.
MEPJ bën të ditur se udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje.



