Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Durrës me banorët që kundërshtojnë projektin TID, i cili parashikon shembjen e banesave pranë parkut arkeologjik.
Takimi u zhvillua me përplasje të forta mes palëve, ndërsa kreu i qeverisë nuk tërhiqet nga shembja e banesave, por tha se do të behet verifikim vetëm për disa prej tyre.



