Franca ka vendosur të ndryshojë formatin e provimeve të maturës për shkollën e mesme, të emërtuar “Bac”, për shkak të krizës së koronavirusit, tha të premten ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer.
Blanquer, deklaroi se provimi tradicional do të zëvendësohej me praktika të tjera, siç janë kontrollet e rregullta të progresit në fusha të tilla si detyrat e kursit apo ato të shtëpisë, gjithashtu sipas atij, Franca do të zhvillonte orët e humbura të mësimit gjatë muajit qershor.
Shkollat dhe universitetet franceze janë mbyllur që në fillim të marsit, si një masë paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.
Ai tha se një kthim i nxënësve në shkolla në fillim të muajit maj, tani për tani, është vetëm një hipotezë.
Baçalaureate, ose shkurt “Bac”, është testi përfundimtar i maturës, i cili në Francë bëhet lajm kombëtar çdo vit.
Kjo është hera e parë që testimi nuk do të zhvillohet që kur ai u prezantua nga Napoleoni në vitin 1808-të.
Ai përfshin tre kategori të ndryshme: profesionale, teknologji, i cili ka në qendër shkencat kompjuterike; dhe baçalaureat i përgjithshëm.
Një shumicë e studentëve marrin arsimimin e përgjithshëm, për të cilin ata duhet të zgjedhin midis tre disiplinave: Letërsia, Shkencat Ekonomike dhe Sociale, ose Shkenca dhe Matematika.
Qendra e provimit çdo vit është lënda e parë dhe mbase më e vështira: Filozofia. Pyetjet mund të jenë nëse “A është e mundur t’i shpëtosh kohës?” ose “A sakrifikon njeriu lirinë duke njohur detyrat e dikujt tjetër?”, si këto pyetje dhe shumë të tjera prej kohësh tek njerëzit kanë zënë hapësirë të madhe diskutimi në të gjithë vendin.



