Lirohen 3500 m2 sipërfaqe plazhi të zaptuara në Durrës dhe Lezhë, procedohen drejtorët e Taksave

Lirohen 3500 m2 sipërfaqe plazhi të zaptuara në Durrës dhe Lezhë, procedohen drejtorët e Taksave

Operacioni “Plazh i lirë”, ka bërë të mundur lirimin dhe vënien në dispozicion të pushuesve rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

 Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar penalisht 10 shtetas në Durrës dhe në Lezhë.

 Policia bën me dije se në Durrës janë proceduar penalisht 7 shtetas, 3 pronarë të  subjekteve tregtare për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Zënia e hapësirave publike”,3 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike” dhe është ndjekur penalisht Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

 Ndërkohë në Lezhë, janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë.

 Në kuadër të operacionit Plazhi i Lirë janë proceduar penalisht shtesit F.Q., A.K., G.D., Sh.T., P.Gj., D.I, L.D., P. GJ., D.D., dhe u procedua penalisht shtetasi A.N., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, pasi nuk kishte kryer kontroll, duke shpërdoruar detyrën.

Materialet në ngarkim të shtetasve të proceduar i kaluan Prokurorive respektive për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shpërdorimi detyrës.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy