
Taksa për televizionin do te merret për çdo aparat tek bizneset, ndërsa për familjet nuk ndryshon. Kjo masë është interpretuar nga opozita si një tentativë për të rritur tarifën. Por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe nënkryetarja e Komisionit Milva Ekonomi.



