Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar ministria që ajo drejton.
Sipas saj, Balluku është në karantinë, me simptoma të lehta.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.



