Këngëtari elbasanas Medi Zena thotë se ditës së Verës i ka vënë vulën Elbasani me kohë.
Për emisionin “Zgjohu me MCN” nga sofra elbasanase, këngëtari ndau kujtime nga festimet e viteve më parë.
Ne kemi festuar mbanim në darkë çantën e shpinës, ballokume, revani, arra, pala fiku dhe vezë të zier.
Nuk na zinte gjumi atë natë dhe shikonim mos na prishej koha.
Përpara ka rënë dhe borë ditë vere, ndaj rrinim ne në ankth, nuk flinim gjithë natës.
Pastaj kur ishte koha mirë dilnim te rrapi, aty dilnin gjithë familjet elbasanase.
Bëhej një festë e madhe. Ballokumet edhe sot i bën gruaja, unë nuk e ndihmoj.



