Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan vijon për të tretën ditë, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan vijon për të tretën ditë, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Vijon për të tretën ditë me radhë zjarri në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, aty ku shtëllunga të mëdha janë duke u çlirua në ajër, duke u kthyer në një shqetësim të madh për jetën e qytetarëve.

Gazetarja Entela Duka raportoi për “MCN Live” se zjarri vijon më së shumti në brendësi, ndërsa në pjesën e sipërme ku çlirohet tymi gjigant, është mbuluar nga mjetet e ushtrisë dhe shërbimet e emergjencave civile me inerte të ndryshme, ku deri tani janë hedhur 10 mijë metër kub inerte. 

Sipas saj, ka dyshime se këto zjarre në mënyrë të vazhdueshme janë vënë qëllimisht, për të ulur masivin e pirgjeve me mbetje

Është e vështirë që të shuhet për shkak të temperaturave të larta, erës por edhe materialeve që ka në brendësi në fushën e mbetjeve, çka çon në riaktivizim të vatrave të zjarrit. 

Sot kemi një spostim të vatrës së tymit në pjesën perëndimore të fushës së mbetjeve, ndryshon kahu i tymit, duke bërë që të ndotet një zonë mes Elbasanit dhe Cërrikut dhe herë një zonë tjetër. Hetimet po kryhen nga policia e Elbasanit.

Ka dyshime se këto zjarre në mënyrë të vazhdueshme janë vënë qëllimisht, për të ulur masivin e pirgjeve me mbetje. 

Pasditen e djeshme dy oficerë të policisë mbërritën në zonën ku po ndodh djegia. Nesër pritet protestë e qytetarëve e cila do të nisë nga ambientet e Prokurorisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy