Gjermania e quan Hezbollahun grup terrorist, fillon aksionet për arrestimin e anëtarëve të dyshuar

Gjermania e quan Hezbollahun grup terrorist, fillon aksionet për arrestimin e anëtarëve të dyshuar

Gjermania ka ndaluar veprimtarinë e grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani në tokën e saj, duke e etiketuar atë si një organizatë terroriste.

Lajmi është publikuar të enjten nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë, ndërsa u njoftua se forcat policore kryen kontrolle në disa zona në Gjermani me qëllim arrestimin e anëtarëve të dyshuar të grupit.

Autoritetet e sigurisë besojnë se deri në 1 mijë e 50 persona janë anëtarë të këtij grupi ekstremist dhe që jetojnë në Gjermani.  

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer ka ndaluar veprimtarinë e organizatës terroriste Shiite Hozbollah në Gjermani”, tha një zëdhënës.

"Edhe në kohë krize, sundimi i ligjit është i aftë të veprojë," shtoi ai.

Më parë, Gjermania ka bërë dallime mes krahut politik të Hezbollahut dhe njësive të saj ushtarake, të cilat kanë luftuar përkrah ushtrisë së Presidentit Bashar al-Asad në Siri.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kishin ushtruar presion ndaj Gjermanisë për të ndaluar veprimtarinë e organizatës në territorin e saj.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy