Projekti “Fishing Blu”, certifikohen 11 inspektorë peshkimi

Projekti “Fishing Blu”, certifikohen 11 inspektorë peshkimi

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, ka certifikuar 11 inspektorë peshkimi si vëzhgues kombëtarë në anijet e peshkut ton.

Në aktivitetin e zhvilluar sot, në kuadër të sektorit të peshkimit, morën pjesë dhe Massimo Gacci, drejtues i projektit “Fishing Blu”.

Në fjalën e saj, ministrja ka thënë se, në qendër të politikës së saj, ka qenë rëndësia që ka ky sektor për Shqipërinë dhe për rritjen e ekonomisë shqiptare.

“Sektori i peshkimit është ndër sektorët me kontribut të madh në ekonominë e vendit, duke shënuar vitin e shkuar një eksport prej 105 milionë euro”.

Ajo bëri, po ashtu, me dije se angazhimi i qeverisë është trefishimi i eksportit të prodhimeve bujqësore. “450 milionë dollarë që është sot, do të shkojnë në 1.2 miliardë dollarë, ku sektori i peshkimit do të ketë rëndësi të veçantë”.

Projekti “Fishing Blue”, sipas Ekonomit, “ka shërbyer dhe për të bërë një analizë të zonave të akuakulturës”.

Ndër të tjera, ministrja tha se është vendosur që, së bashku me Ministritë e Mjedisit dhe Turizmit dhe Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë, të krijohet një zonë për Akuakulturën, për të rritur peshkun ton.

Ky projekt, theksoi Ekonomi, ka shërbyer dhe për të bërë një analizë të zonave të akuakulturës.

Nga ana tjetër, Ekonomi vuri në dukje rolin që do të kenë inspektorët e peshkimit. Kjo ka të bëjë me zhvillimin që do të marrë sektori në të ardhmen.

Sipas saj, ata do të duhet të mbrojnë të gjitha mundësitë e peshkimit në territorin e vendit tonë, sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Ekonomi tha se, “përveç detyrës si vëzhgues kombëtarë në anijet e peshkut ton, 11 inspektorët e peshkimit të trajnuar, do të jenë pjesë edhe e kontrolleve të monitorimit që do t’i bëhen Shqipërisë në kuadër të konventës së mbrojtjes së peshkut”.

Ndërsa, drejtues i projektit vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me ministrinë e Bujqësisë dhe ecurinë me sukses të projektit.

Trajnimi, sipas Gaccit, kishte “për qëllim njohjen e pjesëmarrësve me detyrat e vëzhguesit kombëtar në një anije të peshkimit të peshkut ton. Aktivitetet e përditshme gjatë fushatës së peshkimit të peshkut ton, si dhe njohja e përdorimi i dokumentacionit teknik në këtë formë peshkimi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy