Vrasja e Rafik Haririt, Gjykata Speciale: Nuk ka prova për përfshirjen e Hezbollahut

Vrasja e Rafik Haririt, Gjykata Speciale: Nuk ka prova për përfshirjen e Hezbollahut

Gjykata Speciale për Libanin me qendër në Hollandë vendosi se “nuk ka prova të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë” të udhëheqjes së Hezbollahut ose qeverisë Siriane në sulmin terrorist që vrau ish-kryeministrin e Libanit, Rafik Hariri në 2005.

Kreu i gjykatës, David Re, duke lexuar një përmbledhje të vendimit të gjykatës tha se Siria dhe Hezbollahu mund të kenë pasur arsye për të eleminuar Haririn dhe aleatët e tij politikë, megjithatë nuk ka prova që udhëheqja e Hezbollahut të jetë përfshirë në vrasjen e tij dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë dëshmi të drejtpërdrejtë të përfshirjes së Sirisë.

Sulmi kamikaz që eleminoi ish-kryeministrin “është padyshim një akt politik”, por detyra e gjykatës është që të konstatojë përtej një dyshimi të arsyeshëmn mbi fajësinë e katër të akuzuarve.

Salim Ayyash, Assad Sabra, Hussein Oneissi dhe Hassan Habib Mehri të gjithë anëtarë të grupit Hezbollah u gjykuan në mungesë për shkak të refuzimit nga lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah për t’i dorëzuar ata në gjykatë.

Saad Hariri, djali i ish-kryeministrit të vrarë mori pjesë në seancën gjyqësore, fillimisht e planifikuar për 7 gusht dhe më pas u shty në shenjë respekti për viktimat e shpërthimit të 4 gushtit në Beirut.

Më 14 shkurt 2005, përveç kryeministrit, u vranë edhe 21 persona të tjerë. Shpërthimi ishte i tmerrshëm, aq shumë sa shkatërroi të gjitha ndërtesat që ishin afër rrezes së shpërthimit.

Atentati ishte i përgatitur aq mirë, sa taktika ushtarake, e cila mund të konsiderohej si mbrojtja më e rafinuar, e pajisur me sisteme elektronike të afta për të ndaluar transmetimet radio me qëllimin për të parandaluar përdorimin e pajisjeve me telekomandë rezultoi e padobishme.

Hariri, mysliman sunit, ka mbështetur thirrjet që Siria të largojë trupat e saj që kanë qenë në Liban prej vitit 1976.

Zemërimi lokal dhe ai ndërkombëtar për këtë sulm pati shtyrë qeverinë pro-siriane të Libanit që të japë dorëheqje dhe që Siria të tërheqë trupat nga ky shtet.

Hezbollahu dhe Damasku kanë mohuar përfshirjen në këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy