
Qendra e Tiranës është pushtuar nga makinat e vjetra. Dhjetëra automjete të modeleve të ndryshme janë bërë bashkë për herë të parë në Sheshin Skënderbej. Ato përkasin periudhave te ndryshme, por ato që tërheqin me shumë vëmendjen janë makinat e përdorura në periudhën e komunizmit.
Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.
Automjetet do të qëndrojnë të ekspozuara në sheshin Skenderbej edhe gjatë së dielës.



