Punimet në kabinat elektrike, dy zonat që mbeten pa energji

Punimet në kabinat elektrike, dy zonat që mbeten pa energji

Dy zona në Tiranë do të qëndrojnë disa orë pa energji elektrike gjatë ditës së nesërme, si pasojë e punimeve që do të kryhen në kabinat elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se pa energji do të jenë zona në rrugën “Besim Alla” dhe “Robert Shvarc”. Energjia do të ndërpritet nga ora 09:00-17:00.

Në kuadër të investimit që po kryhet për mirëmbajtjen e kabinave, nesër, 23 gusht gjatë intervalit kohor 09:00-17:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Rruga ‘Besim Alla’, rruga ‘Robert Shvarc’”, njofton OSHEE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy