Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një avioni ushtarak në Ukrainë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme ukrainase.
Në bordin e avionit ndodheshin 24 persona, pilotë të ushtrisë dhe kadetë të Universitetit të Kozhedubit.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 20:50 me orën lokale, në qytetin lindor të Çuhuiv (Chuhuyiv), rreth 2 kilometra larg aeroportit ushtarak.
Në vendngjarje u dërguan njësi të ministrisë së Çështjeve të Brendshme dhe skuadra të emergjencës, që ia dolën të shuanin flakët që përfshinë avionin pak para orës 22, referuar kohës lokale.
Avioni i llojit Antonov AN-26 është model me dy motorë i përdorur për fluturime civile dhe ushtarake dhe i fabrikuar në rrethinat e Kievit mes viteve 1969-1986, kohë kur Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.



