
Organizata Botërore e Shëndetit, në konferencën e mbajtur dje për media në Gjenevë, ka rekomanduar mbajtjen e maskës për fëmijët mbi 12 vjeç.
Agjencia e Shendetit në bashkëpunim më Unicef, botuan ditën e djeshme, udhëzime të reja për përballjen me Covid-19. Një ndër rekomandimet e OBSH-së është mbajtja e maskës nga fëmijët mbi 12 vjeç, si një masë parandaluese pasi mund të jetë e vështirë ruajtia e distancimit social nga kjo grupmoshë.
“Fëmijët e moshës 12 vjeç e lart duhet të mbajnë një maskë në të njëjtat kushte si të rriturit, veçanërisht kur ata nuk mund të ruajnë të paktën një distancë 1m nga të tjerët,”- ka rekomanduar OBSH-ja.
Në udhëzimet e botuara ende ngelet e pazbuluar shkalla në të cilët fëmijët mund të ndikojë në trasmetimin e virusit. Ndërkohë që Agjencia e Shëndetit ka thënë që për fëmijët nën 5 vjeç nuk është e nevojshme të vendosin maskë.



