Marrëveshje Shqipëri-Itali: Trajtim falas për dhjetë pacientë shqiptarë në Itali

Marrëveshje Shqipëri-Itali: Trajtim falas për dhjetë pacientë shqiptarë në Itali

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për forcimin e ndërveprimit në fushën e shërbimit shëndetësor, duke përfshirë edhe trajtimin falas të rasteve të vështira të pacientëve shqiptarë në spitalin universitar të Barit.

“Jam shumë e kënaqur që konkretizojmë një bashkëpunim të gjatë mes dy spitaleve universitare, Poliklinikës së Barit dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Përpos të gjithë projekteve që konkretizohen dhe formalizohen në këtë marrëveshje bashkëpunimi, do të jenë gjithashtu 10 raste pacientë shqiptarë, të cilët konsiderohen raste të vështira dhe që kërkojnë një mbështetje më të specializuar, që do të trajtohen në Itali”- tha ministrja Ogerta Manastirliu pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Duke theksuar se kjo marrëveshje do të shërbejë për të rritur eksperiencën e ekipeve tona, Manastirliu tha se shkëmbimi i përvojave mes ekspertëve është shumë i rëndësishëm për të zhvilluar mjekësinë e dy vendeve tona. Ndërsa drejtori i Poliklinikës së Barit, Giovani Migliore u shpreh se konkretizohet sot një bashkëpunim i gjatë mes dy vendeve tona.

“Doja të falenderoja Republikën e Shqipërisë dhe ministren Manastirliu për mundësinë e madhe që i ofroi Rajonit të Puglias. Raportet tona janë intensive, të hershme, miqësore, bashkëpunuese dhe profesionale. Kjo marrëveshje merr jetë pas shumë bashkëpunimesh të kryera ndër vite dhe që kanë sjellë një rritje reciproke të dy komuniteteve”, -u shpreh Migliore.

Protokolli mes Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Konsorciumi “POLICLINICO” në Spitalin Universitar të Barit parashikon që palët krijojnë Komitetin e Bashkëpunimit Shëndetësor Ndërkombëtar. Komiteti drejton dhe mbikëqyr të gjitha operacionet në lidhje me këtë protokoll, duke raportuar në mënyrë periodike palëve. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy