Xhordan dhuron 100 mln dollarë: Vetëm me shkollim e luftojmë racizmin

Xhordan dhuron 100 mln dollarë: Vetëm me shkollim e luftojmë racizmin

Basketbollisti Majkëll Xhordan ka dhuruar 100 milionë dollarë për luftën kundër racizmit, duke theksuar se shkollimi dhe edukimi janë pjesa më e rëndësishme e ndryshimit social.

Racizmi në disa lloj ambientesh është pranuar në një farë mënyre. Por duhet ta kuptojmë që fëmijë se nuk mund të tolerohet . Shkollimi dhe edukimi janë pjesa më e rëndësishme e ndryshimit social. Nëse po jap 100 milionë dollari, e bëj se dua ndryshimin. Është një hap i rëndësishëm për të luftuar racizmin, për të mbështetur edukimin e njerëzve që fëmijë”, ka theksuar mes të tjerash Majkëll Xhordan pas dhurimit të 100 milionë dollarëve për mbështetjen e organizatave që punojnë për barazinë racore dhe drejtësinë sociale.

Në një intervistë për “Charlotte Observer”, ish-basketbollisti i famshëm ka këmbëngulur në faktin se edukimi është thelbësor për ndryshimin e rregullave kulturore.

Ai e konsideron vrasjen e afro-amerikanit Xhorxh Floid në Mineapolis nga një polic si pikën e kthesës, pasi për dekada me radhë ka pasur një lloj brutaliteti ndaj njerëzve me ngjyrë.

Jemi mësuar për vite me radhë kështu, por nuk mund të pranohet. Ky është momenti i kthesës, duhet të mbajmë qëndrim dhe duhet të kemi një shoqëri më të mirë”, ka shtuar Xhordan.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy