Të mbjellat në Brazil e Argjentinë po rrezikohen nga tufat e karkalecave

Të mbjellat në Brazil e Argjentinë po rrezikohen nga tufat e karkalecave

Brazili dhe Argjentina janë duke i monitoruar lëvizjet e një tufe të madhe të karkalecave, të cilët po i hanë të mbjellat në rajon dhe po shkaktojnë dëme në bujqësi.

Insektet që mund të udhëtojnë për 150 kilometra në ditë tashmë kanë lëvizur nga Paraguaji në Argjentinë dhe ekziston frika se Brazili dhe Uruguaji mund të jenë destinacionet e tyre të ardhshme, shkruan “BBC”.

Brazili i ka paralajmëruar bujqit që të qëndrojnë të vëmendshëm për arritjen e mundshme të karkalecave. Me këto insekte janë duke luftuar tashmë edhe Kenia në Afrikë dhe India në Azi.

Tufa e karkalecave në Amerikën Jugore, që tash po përhapet në rajon, e kishte origjinën në Paraguaj dhe u fut në territorin e Argjentinës më 21 maj.

Insektet kanë lëvizur nëpër provincat argjentinase, Santa Fe dhe Formosa, ku i dëmtuan të mbjellat e misrit, grurit, tërshërsës dhe kallamsheqerit.

Tufa tash për tash ndodhet në provincën Corrientes dhe autoritetet kanë thënë se kanë arritur ta zvogëlojnë madhësinë e saj përmes tymosjes.

Provinca Corrientes shtrihet në kufi me Brazilin dhe Uruguajin dhe të dyja këto shtete janë duke e monitoruar lëvizjen e tufës së insekteve.

Argjentina dhe vendet përreth saj janë përballur edhe më parë me tufat e karkalecave. Kjo gjë Argjentinës i ka ndodhur edhe vitin e kaluar dhe në vitin 2017.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy