Aktori Robert Aliaj për miratimin nga parlamenti të ligjit me disa gjini, thotë shqiptarët nuk lëvizin dhe nuk protestojnë.
Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai e cilësoi si një zhvillim tejet të rrezikshëm që bëhet për arsye politike.
Është debat tërësisht politik, nuk është kulturor, është tejet i rrezikshëm. Agjendë që funksionon tërësisht në funksion të pushtetit.
Për mua Shqipëria le të bëhet homo e gjitha, përderisa nuk reagon asnjë njeri. Unë di gjininë dybinare dhe kategoria për atë kategori njerëzish që lindin me devijime biologjike.
Nëse quajnë gjini edhe një person që ka një deformim biologjik. Janë njerëz që nuk funksionojnë si të tjerët.



