Rritja e numrit të të prekurve me COVID, shefi i Urgjencës: Kërkohet vendosmëri!

Rritja e numrit të të prekurve me COVID, shefi i Urgjencës: Kërkohet vendosmëri!

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj fton shqiptarët, turistët dhe mbi të gjitha vlonjatët të respektojnë masat e sigurisë ndaj koronavirusit. Me anë të një poezia patriotikë ai bën thirrje për kujdesje, në një kohë kur vendi ynë po përballet me shifra të larta të të prekurve.

Ai thotë se gjatë sezonit turistik popullsia e Vlorës trefishohet dhe është e domosdoshme të zbatohen masat.

STATUSI NGA SKËNDER BRATAJ

Qyteti im i mrekullive, qyteti im i mikpritjes, qyteti im i traditës, qyteti im i natyrës, deteve , lumenjve, maleve dhe kodrave. Natyra ti ka dhënë të gjitha. Ty te ka shkruar Ali Asllani me gërma të gdhendura, askush nuk mundet të vendosi edhe një gërmë të vetme midis tyre.

Zonjë e rëndë, e lartë, fisnike!

Qiellit i vjel ylberin,

në blerim i mbolle puthjet,

diellplotë e mbushe nderin.

Jam vlonjat, e dua Vlorën,

me dafinë e mbaj kurorën;

për Vlorën në zjarr vë dorën! 

Kur kërkon Nëna Shqipëri

Vlonjatë bëhen të tërë.

Vlorës- dritë me histori

I rrimë gatitu në këmbë!

Unë nuk kërkoj sot atë trimëri të përshkruar në ato vargje.

Unë kërkoj të njëjtën vendosmëri, të njëjtën domethënie të asaj historie.

Ne vlonjatët mikëpritjen e kemi virtyt, e kemi besë, e kemi respekt, e kemi nder!

Miqtë në këto vite na janë shtuar shumë, turizmi na i ka shtuar shumë, gjë e cila na ka ndihmuar, na ka shtuar bizneset, na ka shtuar të ardhurat, kemi rritur cilësinë. Në verë ne dyfishohemi ose trefishohemi dhe kjo mirë se të vij!

Vlora duhet e sigurt për Shqipërinë, për shqipëtarët kudo ndodhen.

A mundemi ne vlonjatët të respektojmë rregullat për të mbrojtur jetët tona, të familjeve tona, të miqve tanë, të shqipëtarëve?

A mundemi të bëjmë ne një model të respektimit dhe zbatimit të rregullave?

Sigurisht që mundemi:

Të mbajmë maskën,

Të ruajmë distancën

Të zbatojmë higjenën

Të detyrojmë miqtë, dhe turistët të sillen njësoj si ne

Ta bëjmë Vlorën një OAZ të gjelbër, të sigurt, argëtuese.

Ta bëjmë ne vlonjatët të parët këtë model bashkëjetese me koronavirusin.

Prandaj ti që do të hysh në Vlorë, respekto këto rregulla, respekto veten, resepekto Vlorën!

NE NUK DO TA MBNYLLIM VLORËN!

NE DO TË MBAJMË HAPUR VLORËN DHE SHQIPËRINË!

BËHU PJESË E RUAJTJES SË SHËNDETIT, BËHU PJESË E RUAJTJES SË VLORËS!

BËHU PJESË E MODELIT TURIZËM I SIGURT.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy