Rruga nacionale Poçem-Vllahinë, që lidh Selenicën me Mallakastrën, ka pësuar dëmtime të dukshme, teksa nuk kanë kaluar as dy vite nga përfundimi i saj. Asfalti ka pësuar çarje, ndërkohë që ka edhe rrëshqitje dheu, ndërsa banorët thonë se shkaku janë cilësia e dobët e punimeve.



