2 Tetori, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

2 Tetori, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, është përcaktuar në 2 tetor, pasi ajo datë është ditëlindja e Mahatma Gandhi, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe pionier i filozofisë dhe strategjisë së “Jo-dhunës!”.

 

Gandi përdorte metoda civile, paqësore, për t’i mbijetuar pushtimit britanik.

 Pavarësisht se ka qenë në burg disa herë, asgjë nuk e nxiti atë të heqë dorë nga format paqësore, të cilat rezultuan në pavarësinë e Indisë. Gjithashtu, Gandi ka nxitur krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme, duke respektuar të drejtat e grave dhe reduktuar varfërinë.

 

Rezoluta A/RES/61/271 e 15 qershorit 2007, vendosi ta caktojë këtë ditë si një rast për të përforcuar mesazhet kundër dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik. 

 

Kjo rezolutë, riafirmon “rëndësinë universale të parimeve kundër dhunës dhe dëshirën për siguruar kulturën e paqes, tolerancës, të të kuptuarit dhe jodhunës”.

 

Kjo ditë na fton të mësojmë të paktën ta kuptojmë jodhunën si një zgjedhje dhe mënyrë jetese që zbaton qëndrime dhe mjete që tregojnë një rrugë tjetër për zgjidhjen e konflikteve. 

 

Nuk është thjesht ëndrra e një historie tjetër të mundshme, por kantieri i një bote të re që po ndërtohet dhe duhet ndërtuar hap pas hapi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy