Medikamenti eksperimental ngadalëson përparimin e Alzheimer, por krijon shqetësim për efektet

Medikamenti eksperimental ngadalëson përparimin e Alzheimer, por krijon shqetësim për efektet

Një ilaç eksperimental me emrin Lecanemab rezulton potencialisht i rëndësishëm në trajtimin e sëmundjes Alzheimer, sipas rezultateve të provës së fazës 3 të studimit.

Mirëpo rezultatet ngrenë disa shqetësime për sigurinë për shkak të lidhjes së tij me disa ngjarje të padëshiruara serioze, nga efektet e krijuara gjatë përdorimit.

Lecanemab është një nga ilaçet e para eksperimentale të demencës që duket se ngadalëson përparimin e rënies së aftësive njohëse.

Të dhënat e eksperimentit, të publikuara të martën në New England Journal of Medicine, vijnë rreth dy muaj pasi prodhuesit e barnave Biogen dhe Eisai njoftuan se u zbulua Lecanemab reduktonte rënien njohëse dhe funksionale me 27% në provën e tyre të fazës 3.

Nga studimi rezultoi se ilaçi ngadalësonte ndjeshëm përkeqësimin e sëmundjes gjatë 18 muajve të trajtimit. Por po ashtu rezultoi se ilaçi është më efikas në fazat e hershme të sëmundjes, pasi sulmon elementët e dëmshëm që krijohen në trurin e një personi të prekur nga Alzheimer.

Teksa vepron si antitrup për të pastruar “njollat” e dëmshme në tru, rezulton se ilaçi mban nën kontroll simptomat, por në thelb nuk e lufton sëmundjen.

Në studim u përfshinë 1795 vullnetarë me moshë 50 deri në 90 vjeç, të diagnostikuar në fazën fillestare të sëmundjes.

Gati gjysma e pjesëmarrësve u caktuan rastësisht për të marrë ilaçin Lecanemab, të dhënë në mënyrë intravenoze çdo dy javë, dhe të tjerët morën një placebo, ilaç qetësues.

Prova e Fazës 3 u krye në 235 vende në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi nga marsi 2019 deri në mars 2021.

Prej rezultateve të medikamentit eksperimental, kompanitë farmaceutike Eisai dhe Biogen po planifikojnë që të aplikojnë vitin tjetër për miratim të ilaçit.

Ndërkohë, vjen dhe një anë tjetër më pak e kënaqshme: Rreth 6.9% e pjesëmarrësve në studim e ndërprenë trajtimin për shkak të ngjarjeve të padëshiruara, krahasuar me 2.9% të atyre në grupin placebo të trajtuar me qetësues.

Rezultoi se pati efekte anësore serioze në 14% të grupit që merrnin Lecanemab dhe 11.3% të grupit placebo.

Efektet më të zakonshme në grupin e personave që morën ilaçin e ri ishin reagimet ndaj infuzioneve intravenoze dhe anomalitë në MRI-të e tyre, si ënjtja e trurit dhe gjakderdhja e trurit.

“Lecanemab përgjithësisht tolerohej mirë. Shumica e ngjarjeve të padëshiruara ishin reaksione të lidhura me infuzionin, enjtje, gjakderdhje truri dhe dhimbje koke,” tha Dr. Marwan Sabbagh, një nga autorët e studimit dhe profesor në Institutin Neurologjik Barrow, SHBA, gjatë konferencës së së martës.

Ai shtoi se efektet të tilla u zgjidhën brenda disa muajsh. Sakaq gjakderdhja e trurit u pa në 17.3% të atyre që morën Lecanemab dhe 9% të atyre në grupin e qetësuesve.

Ënjtja e trurit u dokumentua në 12.6% me Lecanemab dhe 1.7% me placebo, sipas të dhënave të studimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy