Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun e Korçës

Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun e Korçës

Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun e Korçës, konkretisht në fshatin Shuec të Devollit.

Aktualisht në fermën ku janë evidentuar rastet ndodhen përfaqësues të shërbimit veterinar për të kryer të gjitha procedurat.

Mësohet se janë 160 krerë në fermën e Shuecit dhe 15 prej tyre kanë ngordhur. Ndërkohë do të këqyret në një perimetër prej 3 kilometër për të kontrolluar vatrat, ndërkohë që grupet janë në terren.

Murtaja prek bagëtitë e imëta si dhenë dhe dhi dhe është shumë ngjitëse mes kafshëve, megjithëse nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

Murtaja njihet ndryshe si sëmundja e Ruminantëve të vegjël, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës.

Ministria e Bujqësisë konfirmoi se rasti i parë u konfirmua më 4 qershor 2025 në fshatin Domen Bashkia Shkodër, dhe më pas u raportuan tre vatra të tjera në fshatrat Vrenjt, Dibër, Val, Bulqizë dhe Polenë në Skrapar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy