SHBA/ Ekzekutohet në burg një afro-amerikan: Dënimi i parë me vdekje në kohën e presidencës Trump

SHBA/ Ekzekutohet në burg një afro-amerikan: Dënimi i parë me vdekje në kohën e presidencës Trump

Christopher Vialva, 40-vjeç, është shpallur i vdekur të premten në mëngjes, pas kryerjes së një injeksioni vdekjeprurës.

Mësohet se Vialva vrau një çift që vizitonte Teksasin në vitin 1999, kur ai ishte vetëm 19-vjeç.

Vetëm disa minuta pas injeksionit, i cili u realizua në burgun qeveritar Terre Haute në shtetin e Indianas, zemra e tij pushoi së rrahuri, para syve të nënës dhe motrës, të cilat deri në fund u lutën për mëshirë.

Ky është ekzekutimi i shtatë federal që kur u rivendos nga presidenti, Donald Trump në muajin korrik dhe ekzekutimi i parë për një afro-amerikan.

Ai tashmë është një burrë, nuk është më ai djali i keq”, është shprehur nëna e tij disa orë para ekzekutimit. Por, në këtë rast, lotët dhe lutjet ishin të padobishme.

Kjo është hera e parë pas 70 vitesh, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekzekutuar një person për një krim të kryer në kohën kur ai ishte adoleshent.

Në fakt, në vitin 1999, Christopher Vialva ishte vetëm 19 vjeç.

Ai, së bashku me disa shokë të tij, në atë kohë, sorollateshin rreth qytetit të Killeen në Teksas me idenë për të pikasur disa njerëz për t’i grabitur.

Më 21 qershor të atij viti, banda kapi Todd dhe Stacie Bagley, një çift i ri nga Lowa, të dy shumë besimtarë, pasi dolën nga një dyqan mobiljesh.

U mësua se ata u kishin kërkuar të udhëtonin me ta, “për të shkuar në shtëpinë e xhaxhait të tyre”.

Në atë moment, ata e morën peng çiftin dhe i grabiten duke iu marrë gjithçka, madje edhe unazën e martesës. Pastaj i mbyllën në bagazhin e makinës.

Më pas, Vialva dhe shokët e tij vendosën të vrisnin pengjet e tyre, pasi ata iu kishin parë fytyrat.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, ishte Vialva ai që qëlloi Todd Bagley në kokë, duke e vrarë atë menjëherë, ndërsa gruaja e tij Stacie, vdiq pak minuta më vonë nga asfiksimi, pasi banda i vuri zjarrin makinës.

Vetëm djali im dhe një tjetër janë dënuar me vdekje, katër të tjerët u lanë të lirë”, deklaroi disa herë nëna e Vialvës.

Christopher nuk është 19-vjeçari i dikurshëm, i cili u dënua 21 vite më parë. Ai është tani një burrë”, shtoi gruaja, e cila, duke iu drejtuar familjes Bagley, tha: “Djali im dëshiron që ju ta dini se është penduar thellë për dhimbjen që ai iu ka shkaktuar”.

Kujtojmë se debati për domosdoshmërinë dhe korrektësinë e dënimit me vdekje për një person që ka kryer një krim në moshë të re, ka filluar prej kohësh në SHBA.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy