Punonjësit e kompanisë TransAtlantik Petrolium Fier kanë protestuar këtë të hënë pasi pretendojnë se janë kërcënuar për shkarkim nga puna.
Ata shprehen se prej disa muajsh nuk kanë marrë as pagat për punën e kryer, ndërsa deklarojnë se i janë drejtuar me një letër kryeminsitrit Edi Rama dhe Ministrit Damian Gjiknuri.
Punonjësit kanë paraljmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren për bazë ata do të ndalin punën duke mbyllur vendburimin e naftës.



