Investimi i qeverisë gjermane/ Saranda me pikë riciklimi për ruajten e mjedisit

Investimi i qeverisë gjermane/ Saranda me pikë riciklimi për ruajten e mjedisit

Qyteti turistik i Sarandës tashmë ka tashmë një pikë të grumbullimi të mbetjeve të riciklueshme.

 Investimi, financim i qeverisë gjermane, pritet t’i jap një ndihmë të madhe menaxhimit të mbetjeve në këtë zonë turistike gjatë sezonit, ku fluksi i vizitorëve është tejet i madh, ka bërë të ditur Peter Zingraf, ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.

 “Ky vend i grumbullimit të materialeve të riciklueshme këtu do të conte në uljen e kostove. Mesa e njoh unë këtë vend dhe këtë rajon të mirë me potencialin e vet turistik e di shumë mirë që këtij rajoni në një periudhë të shkurtër kohore gjatë vitit i duhet të përballet me një turizëm të shtuar çka do të sillte dhe mbetje të shtuara, dhe ky stacioni këtu do ta përballojë menaxhimin e mbetjeve të shtuara.

 Përveç uljes së kostos, sipas kryebashkiakut Adrian Gurma, kjo pikë grumbullimi do të rritë kapacitetet financiare pasi mbetjet e riciklueshme do të hidhen sërish në treg.

 “Saranda në kulmin e sezonit turistik e katërfishion kapacitetin e saj për mbetjet. Kështu që ky projekt është qershia mbi tortë dhe një dhurat e duhur në kohën e duhur dhe vendin e duhur”.    

 Investimi kap një vlerë prej rreth 23 milionë lekësh dhe u finalizua në kuadër të projektit të GIZ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy