Manastirliu: Sot priten të vijnë 11 mijë e 700 doza Pfizer

Manastirliu: Sot priten të vijnë 11 mijë e 700 doza Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur sot një njoftim lidhur me furnizimin e vaksinave.

Manastirliu shkruan se ditën e sotme priten edhe 11 mijë e 700 doza të tjera vaksinash Pfizer. Sakaq, sipas saj vijon pa u ndalur plani kombëtar i vaksinimit, për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari.

“Sot presim edhe 11,700 doza të tjera vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari”, bën me dije Manastirliu.

Manastirliu shprehet se sot kalojnë mbi 800 mijë vaksinime të kryera, ndërsa 300 mijë qytetarë tashmë kanë kryer të dy dozat e vaksinave.

“Në qendrat shëndetësore afër vendbanimit dhe në qendrat e vaksinimit të përqendruar, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv. Më shumë 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa sot pritet të kalojnë mbi 800,000 vaksinime të kryera”, tha Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy