Protesta e djeshme, në spital 31 të lënduar/ Numrat e policisë dhe protestuesve

Protesta e djeshme, në spital 31 të lënduar/ Numrat e policisë dhe protestuesve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë ditës së djeshme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 31 të lënduar gjatë protestës.

 

Mes tyre 21 efektivë, 5 protestues, 4 kalimtarë dhe një përfaqësuese e medias.

 

Aktualisht në Spitalin e Traumës janë dy protestues që po plotësohen me ekzaminime dhe konsulta. 

 

Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14: 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. 

 

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 5 të lënduar dy efektivë policie dhe 3 protestues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy