Kaptelli: Ka të punësuar me diploma false në administratë! Skandale të tilla janë një prej arsyet pse të rinjtë ikin

Kaptelli: Ka të punësuar me diploma false në administratë! Skandale të tilla janë një prej arsyet pse të rinjtë ikin

Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Shqipëri, Nevruz Kaptelli, në një intervistë për gazetarin Besmir Pula në emisionin “Fact Check” tha se skandalet me diplomat false janë një prej arsyeve pse të rinjtë shqiptarë ikin nga vendi.

Ai thekson se në Shqipëri vazhdohet të shiten diploma false, dhe duhet një kontroll, jo vetëm në universitete por edhe gjimnazet private. Ai shton se shumë nga të diplomuarit me diploma false janë punësuar në administratë.

Ende në Shqipëri vazhdohet të shiten diploma false, frikë kam që edhe më vonë do të jetë. Kur diskutohet për universitete që u mbyllën, dhe vazhdonin diplomat e tyre shiteshin. Kjo është një përgjegjësi e MAS sepse duhet të jetë më në kontroll të universiteteve dhe të kërkohet një dokumentacion i rregullt, jo vetëm për universitetet. Probleme ka pasur më parë edhe për diploma që janë shitur edhe nga shkolla të mesme private. Do na ndodhë që nesër këta që blejnë diplomat, marrin edhe notat si i duan. Shumë nga të diplomuarit janë futur qoftë në administratën e pushtetit lokal dhe administratë qendrore. Ka të punësuar që duhet t’i verifikojnë, përmes dokumentacionit zyrtar në MAS dhe në terren. Po këtu ka shumë gjëra që s’funksionojnë. Pse duhet të ndodhë diçka që këta të bëjnë punën për të cilën paguhen?!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy