
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se, përgjatë muajit rozë, tetorit, janë diagnostikuar mbi shtatë mijë gra.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ministrja ka ravijëzuar se ky total i arritur i diagnostikimeve, ka ardhur si pasojë e rrjetit pa pagesë të mamografive, gjithashtu, edhe falë rritjes së ndërgjegjësimit për diagnostikim të hershëm.
“Më shumë se shtatë mijë gra janë diagnostikuar gjatë muajit tetor, falë rrjetit të mamografive falas në të gjithë vendin dhe rritjes së ndërgjegjësimit për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit”, ka shkruar Manastirliu.

Tetori, shënon fillimin e muajit të ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit.
Ky muaj i vetëdijesimit ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.



