Në nder të kryepeshkopit Anastas u zhvillua në Athinë një pelegrinazh me arkëmortin e tij, ndërkohë që të pranishëm në meshën e shenjtë ishin krerët më të lartë të shtetit grek.
Mijëra qytetarë u dyndën drejt Mitropolisë së Athinës këtë të diel për të vendosur një kurorë me lule dhe kryer pelegrinazh në arkëmortin e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, i ndarë nga jeta mëngjesin e së shtunës.
Mesha u mbajt nga kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Hieronymus.



