
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate, me epiqendër në fshatin Ballaban të Këlcyrës.
Sipas të dhënave, thellësia e tij ka qenë rreth 10 kilometër.
Lëkundjet janë ndjerë të forta në disa zona si Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Tepelenë etj., megjithëse të shkurtra në kohëzgjatje.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.



