
Ministria e Mbrojtjes informon se vendi është përfshirë nga 15 vatra zjarri nga Veriu në Jug, ku janë angazhuar forca të shumta për vendosjen e situatës nën kontroll.
Forcat e Armatosura, strukturat e AKMC dhe të emergjencave civile vendore vijojnë të jenë në terren dhe në operacione nga ajri për përballimin e vatrave aktive.
Të angazhuar sot me 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe në mbështetje një avion Canadair italian.
Operacionet po zhvillohen në këto zona:
-Parku Kombëtar i Lurës – Dibër
-Zall Gjoçaj – Mat
-Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos
-Kalasë – Delvinë
-Markat – Konispol
-Piqeras dhe Sasaj – Himarë
-Fang dhe Kulme – Rrëshen
-Dishnicë – Korçë
-Parku i Prespës – Pustec
-Fushëbardhë & Skërficë – Gjirokastër
-Dragobi – Tropojë
-Mali i Shkëlzenit – Tropojë
-Shëngjergj – Tiranë
-Kuç – Vorë / Shetel – Shijak
-Bjeshka e Rahovicës – Malësi e Madhe.



